Mbi 16,7 milionë të infektuar me koronavirus në botë

exit.al 29 Korrik 2020, 08:47

Mbi 16,7 milionë persona janë infektuar nga koronavirusi në gjithë botën, që prej fillimit të pandemisë në dhjetor 2019.

Numri i viktimave ka arritur në 660,383 në gjithë botën.

Vendin e parë në botë si për numrin e të infektuarve dhe për numrin e viktimava vazhdon ta mbajë Amerika, me 4,35 milionë të infektuar dhe 149 mijë viktima.

Në 24 orët e fundit në Amerikë humbën jetën rreth 1,600 të infektuar.

Pas Amerikës renditet Brazili me 2,48 milionë të infetkuar dhe 88,539 viktima.

Ndërsa në vend të tretë është India e cila aktualisht ka 1,5 milionë të infektuar por pritet të rritet ndjeshëm ky numër në javët në vijim.

Shpërndaje te miqtë