Maqedonia e Veriut shënon 26 viktima nga COVID-19

exit.al 25 Dhjetor 2020, 21:45

Maqedonia e Veriut regjistroi të premten 26 viktima me COVID-19 dhe 489 të infektuar.

Më shumë raste janë regjistruar në Shkup, Kumanovë, dhe Ohër.

Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se 748 pacientë e kanë mposhtur koronavirusin, ndërsa mbi 20 mijë raste janë ende aktive nga rreth 80 mijë që janë regjistruar në total prej fillimit të pandemisë.

Pas të dhënave të sotme, numri i fataliteteve shkon në 2 401 dhe i të shëruarëve në mbi 58 mijë.

Shpërndaje te miqtë