Mbërrijnë 50 mijë vaksina SinoVac kundër COVID-19

exit.al 20 Qershor 2021, 15:29

50 mijë doza vaksinash kundër COVID-19 të kompanisë SinoVac kanë mbërritur sot në Shqipëri.

Numri total i vaksinave të mbërritura në vend është 1 067 950.

Një ditë më parë në vend mbërritën 50 mijë doza të tjera vaksinash.

Në Shqipëri janë kryer 877 653 vaksinime kundër COVID-19.