Maturantët sërish në protestë para Ministrisë së Arsimit

exit.al 14 Qershor 2020, 11:56

Maturantët po protestojnë sërish para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar rivlerësimin për testit të gjuhës shqipe.

Ata kërkojnë nga ministria plotësimin e 3 kërkesave:

• Mundësinë për rivlerësimin e tezës;

• Uljen e pragut minimal për të kaluar;

• Mosvlerësimin e pyetjeve jashtë programit.

Të dielën,Komiteti Shtetëror i Maturës vendosi se të rishohë mënyrën e shpërndarjes së pikëve të provimit të maturës.

Shpërndaje te miqtë