“Ky pavijon i veçantë, i dedikuar për rastet Covid-19, me staf të dedikuar është një ndër masat për përballimin e kësaj situate, edhe në maternitete, ku po bëhet një punë e jashtëzakonshme për sigurinë e nënave dhe të porsalindurve”
Manastirliu pohoi se në këtë maternitet do të realizohet një investim 6.4 milion euro për dyfishimin e kapaciteteve dhe pajisjen me aparatura të teknologjisë së lartë.“Kemi kohë që po punojmë dhe lajmi i mirë është që jemi gati për fillimin e procedurave për rindërtimin dhe zgjerimin e spitalit Mbretëresha Gerladinë, një investim prej 6.4 milion euro nga qeveria shqiptare, i programuar në buxhetin e këtij vit”.
Shpërndaje te miqtë
