Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e anëtares së KED, Miranda Andoni

exit.al 24 Korrik 2020, 15:16

Komisioneri Publik apeloi vendimin e konfirmimit në detyrë të gjyqtares së Apelit Gjirokastër, Miranda Andoni.

Në një njoftim zyrtar, KP kërkon hetimin e saj në të trija kriteret, pasi vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit shfaq mangësi në hetimin administrativ dhe është i pambështetur në prova e ligj.

Miranda Andoni u konfirmua në detyrë në 12 qershor. Andoni është edhe anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Shpërndaje te miqtë