Kjo video nuk ka nevojë për shumë koment: beton i hedhur gjithandej, pemë që priten për të mundësuar strukturat prej betoni.
I emërtuari djallëzisht “kënd lojrash” për fëmijë është në fakt një kompleks betoni, qëllimi i të cilit nuk është t’u shërbejë fëmijëve, por të mundësojë riklasifikimin në zonë urbane të asaj pjesë të parkut. Kjo gjë nuk do jetë e vështirë sepse sikurse e deklaroi vetë Kryeministri Rama para tre javësh ai është “kënd urban lodrash”. Kryebashkiaku Veliaj u përbetua kohë më parë se ai do largohej nga kryebashkiak nëse pritej qoftë edhe një pemë. Tani është koha për t’i kërkuar të mbajë premtimin. Shpërndaje te miqtëMasakra në Parkun e Liqenit nuk ndalet – Video
Të sugjeruara
Njerëzit duhet të armatosen me kurajo dhe jo me armë
23 Prill 2016, 15:30Prokuroria nis hetimin e pasurisë së Emiljano Shullazit
23 Prill 2016, 13:20
