Masakër në Elbasan, 3 të vrarë dhe 8 të plagosur

exit.al 3 Shkurt 2016, 21:26

Të Mërkurën në mbrëmje, në Elbasan, një grup personash hapi zjarr me kallashnikov në një lokal. Si pasojë e të shtënave të armëve kanë mbetur të vrarë tre persona dhe janë plagosur tetë të tjerë.

Gjashtë personat e plagosur janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, dy prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.

Policia ka ngritur postoblloqe në aksin rrugor Elbasan – Librazhd, dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.