Marrëveshja e detit, Ministria e Jashtme bën publik grupin negociator

exit.al 26 Shkurt 2018, 18:07

Pak ditë pasi Presidenti Meta refuzoi t’i japë plotfuqinë Ministrit Bushati, ky i fundit ka bërë publike emrat e grupit negociator me Greqinë për marrëveshjen e detit. Ekipi do të ketë dy bashkëkryetarë: Armand Skapin nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) dhe Gjeneral Major Ylber Dogjanin, Komandanti i Flotës Detare. Ndërsa anëtarët e tjerë janë:

 - Artur Meçollari - Ministria e Mbrojtjes;

 - Aida Hajna – Drejtoresha për Kufirin dhe Migracionin;

 - Elira Kokona - Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë;

 - Ferdi Hyraj – Instituti i Gjeografisë;

 - Luan Përzhita – Instituti i Arkeologjisë;

 - Lorenc Çela-  Drejtoria e Institutit të Gjeohapsirës;

 - Qirjako Qirko- Ambasadori i Shqipërisë në Britani,

  - Viktor Doda – Drejtor i Përgjithshëm i Shërbit Gjeologjik Shqiptar;

 - Ardian Bylyku – Drejtor i AKBN-së;

 - Arsen Mullahi.

Ky grup, pas dhënies së autorizimit nga Presidenti Meta, do të negociojë me katër përfaqësues nga shteti grek për ndarjen e kufirit të shelfit kontinental mes Shqipërisë e Greqisë. Përbërja nominale e grupit negociues dhe relacionet e plota që shpjegojnë se për çfarë do të diskutohet me Greqinë ishin dy kërkesat kryesore të Presidentit Meta. Nuk dihet ende nëse Ministri Bushati i ka dorëzuar presidentit dhe dokumentet e tjera të kërkuara. Shpërndaje te miqtë