Humb jetën nga COVID, Drejtori Transportit Rrugor në Gjirokastër

exit.al 25 Dhjetor 2020, 20:45

Drejtori Transportit Rrugor në Gjirokastër, Edi Pesha ka humbur jetën nga COVID-19.

Ai ndodhej i shtruar në Spitalin Infektiv në Tiranë por ditët e fundit ai kaloi në intubim pasi gjendja shëndetësore e tij u rëndua së tepërmi.

Pesha ishte emëruar si drejtor i Transportit Rrugor, ose ‘Patentave’ në Gjirokastër në dhjetor të vitit të shkuar. Më parë ai kishte mbajtur postin e drejtorit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Gjirokastër.

Për ndarjen e tij nga jeta ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

“Zakoni e do që të themi lamtumirë mik i dashur. Shpirti yt u prehtë në paqe! ”, shkruan ndër të tjera Çuçi.

Shpërndaje te miqtë