Maqedonia e Veriut regjistron 6 viktima në 24 orët e fundit

exit.al 24 Janar 2021, 16:35

Maqedonia e Veriut regjistroi të dielën 6 viktima si pasojë e Covid-19. Në 24 orët e fundit ne Maqedoninë  e Veriut janë regjistruar 183 raste të reja.

Në total në 24 orët e fundit janë kryer 1,466 testime.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1,731 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 90.654 raste me koronavirus.

Prej tyre 2,785 kanë humbur jetën. Po ashtu janë shëruar 78.154, ndërsa janë 9,715 raste aktive.

Shpërndaje te miqtë