Maqedonia e Veriut regjistron 26 viktima në 24 orët e fundit

exit.al 26 Dhjetor 2020, 21:20

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të shtunën 26 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Sipas autoriteteve gjatë kësaj periudhe janë infektuar me COVID-19 530 persona. Numri total i të infektuarve është  81.425 që nga fillimi i pandemisë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 538 pacientë.

Në total janë shëruar 58.720 persona, ndërsa kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë 2427 pacientë.

Shpërndaje te miqtë