Franca shënon rastin e parë me variantin e ri të COVID-19

exit.al 26 Dhjetor 2020, 20:00

Franca konfirmoi të shtunën rastin e parë në vend me variantin e ri të COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë deklaroi se personi i infektuar kishte ardhur nga Londra më 19 dhjetor.

MSH e Francës njoftoi se ai ishte asimptomatik dhe aktualisht është në vetizolim.

Varianti i ri i koronavirusit u shfaq në Britani dhe tani është përhapur në disa vende të Europës.

Franca kishte mbyllur kufijtë, por i hapi të mërkurën, duke u kërkuar udhëtarëve testin negativ PCR.

Shpërndaje te miqtë