Maqedonia e Veriut regjistron 22 viktima dhe 129 të infketuar

exit.al 21 Dhjetor 2020, 19:55

Maqedonia e Veriut regjistroi të hënën 22 viktima me COVID-19 dhe 129 të infektuar.

Ky bilanc paraqet shifrën më të ulët në katër muajt e fundit në Maqedoninë e Veriut. Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit, është regjistruar një numër rekord të të shëruarve.

Sipas të dhëave, janë shëruar 1.122 persona ose gati dhjetë herë më shumë se numri i të infektuarve.

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 591 persona të testuar.

Në Shkup janë regjistruar vetëm 3 viktima. Në Prilep janë shënuar 9, 2 në Strugë ndërsa nga 1 në tetë qytete tjera.

Në Maqedoninë e Veriut, që nga muaji mars, me COVID-19 janë infektuar me Covid-19 78.434 persona.

Kanë humbur jetën në total 2.314 persona dhe 55.155 janë.

Shpërndaje te miqtë