“Do ishte e pamundur për t’ja dalë për disa vite nëse do të kishim një mbyllje të dytë të ekonomisë. Mbyllja e plotë për ekonominë e vendit do të ishte jo e mirëpritur dhe negativizmi do të ndikonte në disa vite dhe jo vetëm në një vit.”
Pyetur se çfarë planifikon të bëjë qeveria në raste të një emergjence sa i takon buxhetit, Denaj tha se qeveria mund të stopojë disa nga projektet dhe të shtyjë disa nga pagesat e koncesioneve:“Nëse kjo ndodh ne do të stopojmë disa nga projektet do të ngrijmë, disa nga shpenzimet edhe ato koncesionare do ulen pagesat e tyre dhe do të shtyhen në kohë.”
Shpërndaje te miqtë
