Maqedonia e Veriut regjistron 11 viktima dhe 347 raste të reja me koronavirus

exit.al 23 Janar 2021, 17:17

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të shtunën 11 viktima si pasojë e Covid-19.

Në 24 orët e fundit në Maqedoni janë regjistruar 347 raste të reja të infektuarish me koronavirus.

Autoritetet Shëndetësore raportuan se 378 pacientë janë shëruar.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Maqedoni që nga fillimi i pandemisë është 90,471, prej të cilëve 76,423 janë shëruar, ndërsa 2,799 kanë ndërruar jetë.

Shpërndaje te miqtë