Maqedonia e Veriut, 580 raste me COVID-19 dhe 9 viktima

exit.al 5 Janar 2021, 21:50

Maqedonia e Veriut regjistroi të martën 9 viktima dhe 580 të infektuar të rinj me Covid-19

Në total që prej fillimit të pandemisë kanë humbur jetën 2,559 pacientë.

Në 24 orët e fundit, 572 pacientë janë shëruar duke e çuar totalin e të shëruarve në mbi 64 mijë.

Rreth 18 mijë raste janë ende aktiv në Maqedoninë e Veriut nga afro 85 mijë që janë regjistruar prej fillimit të pandemisë.

Shpërndaje te miqtë