Maqedoni, vazhdojnë protestat kundër Presidentit

exit.al 16 Prill 2016, 20:12

Sot, për të katërtën ditë radhazi, mijëra qytetarë maqedonas janë duke protestuar kundër Presidentit Gjorge Ivanovic.

Qytetarët janë të revoltuar me vendimin e tij për të falur dhe urdhëruar pushimin e hetimeve për disa ish pushtetarë të lartë të akuzuar për korrupsion, manipulim zgjedhjesh dhe një sërë akuzash të tjera.

Ato kërkojnë zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të menjëhershme. Por, Presidenti Ivanov vendosi, ditën e premte, të mos ndryshoi datën e organizimit të zgjedhjeve parlamentare në vend. Vendimi i Presidentit nuk u pranua nga protestuesit, të cilët kanë pushtuar rrugët e Shkupit.

Për më shumë:

Pse po protestohet në Maqedoni? – Exit Shpjegon

Maqedoni, 3 mijë qytetar protestojnë kundër qeverisë

 

Shpërndaje te miqtë