Maqedoni, 3 mijë qytetar protestojnë kundër qeverisë

exit.al 13 Prill 2016, 23:38

Rreth tre mijë qytetar protestuan kundër qeverisë maqedonase, në Shkup të mërkurën mbasdite. Protestuesit sulmuan zyrën e Presidentit Gjorge Ivanovic duke hedhur vezë dhe shashka, në drejtim të godinës, ndërsa disa u përpoqën të futen brenda në godinë.

Qytetarët kërkuan dorëheqjen e Presidentit Gjorge Ivanovic, pasi ai  ka ndaluar të gjitha proçedimet penale ndaj ish- Kryeministrit Gruevski, ish-shefit të tij të sigurisë dhe disa ish-anëtarë të kabinetit Gruevski, të akuzuat për mashtrime elektorale.

Gjatë protestës pati përleshje midis policisë dhe qytetarve. Sipas policisë raportohet 12 qytetar të arrestuar dhe një gazetar i plagosur.

Shpërndaje te miqtë