Mandati i Koço Kokëdhimës vendoset në 23 nëntor

exit.al 28 Tetor 2015, 10:39

Gjykata Kushtetuese cakton ditën e shqyrtimit të mandatit të  Koço Kokëdhimës.

Ajo do të vendosë për heqjen e imunitetit  të deputetit Kokëdhima më 23 nëntor.

Kokëdhima akuzohet nga Partia Demokratike se ka  përfituar fonde publike për kompaninë e tij Abissnet, gjë që është shkelje  e Kushtetutës, e cila ndalon që deputetët të përfitojnë nga fondet publike.