Manastirliu thirrje qytetarëve për t'u vaksinuar me dozën e 2-të të vaksinës

exit.al 10 Qershor 2021, 11:15

Ministrja e Shëndetësisë Ogerat Manastirliu i bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen me dozën e dytë të vaksinës në datën e caktuar.

Në një vizitë në pikën e vaksinimit të mësuesve dhe pedagogëve me dozën e dytë të vaksinës Covid-19, në stadiumin ‘Air Albania”, të enjten, ministrja u shpreh se:

“Në pikat e tjera të vaksinimit në vend po vazhdon administrimi i vaksinave për personat me sëmundje kronike dhe që I përkasin moshës deri 60 vjeç”.

Në vend po administrohen 4 lloje vaksinash, Sputnik V, AstraZeneca, Sinovac dhe Pfizer.