“Urgjenca kombëtare pret 2900 thirrje në ditë. 1260 thirrje janë për rastet e pacientëve me kovid. Një pjesë janë për tampon 360 prej tyre dje, dhe mesatarisht 200 misione kovid (ekipet shkojnë dhe asistojnë në banesë sipas protokolelve të urgjencës, dhe vlerësohet nëse duhet ët shkojë në spital ose jo). 127 funksionon dhe është aty për t’ju përgjigjur. 0800 40 40 numri jeshil jep informacion për mjekun e familjes”.
Ministrja sqaroi edhe pamjet e transmetuara në media për urgjencat që qendrojnë përpara spitalit Infektiv:“Urgjencat e shpejta kalojnë në korsi të vecantë. Autoambulancat qendrojnë edhe për ata që dalin nga spitali”.
Shpërndaje te miqtë
