Dy të plagosur në një aksident me eskavatorin e Bashkisë Lezhë

exit.al 23 Nëntor 2020, 11:21

Dy persona janë plagosur rëndë, të hënën paradite, si pasojë e një aksidenti në  autostradën Lezhë-Milot, ku një makinë ka goditur nga pas një eskavator të bashkisë Lezhë.

Sipas informacioneve të detitanishme, të plagosurit janë dërguar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

Hetimet për rastin po bëhen nga prokuroria e Lezhës.

Shpërndaje te miqtë