Protestë në Mal të Zi kundër ceremonisë së mitropolit të ri të Kishës Ortodokse

exit.al 4 Shtator 2021, 12:30

Në Malin e Zi kanë nisur protestat kundër ceremonisë së marrjes së detyrës së mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije, në 5 shtator.

Shoqatat kombëtare malazeze, pothuajse e gjithë opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e presidentit Millo Gjukanoviç dhe përfaqësuesit e komunës së Cetinjës po e kundërshtojnë ceremoninë e marrjes së detyrës së mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije, raportom REL.

Ata e shohin ceremoninë si një simbol të "pushtimit" të Malit të Zi dhe një përpjekje për ta futur Malin e Zi në të ashtuquajturën "botë serbe".

Kundërshtuesit e ceremonisë kanë kërkuar që ajo të mbahet në çdo qytet tjetër malazez, përveç Cetinjës.

Ceremonia është parashikuar të mbahet në Cetinje të Malit të Zi. Manastiri i Cetinjës është selia e Mitropolisë së Malit të Zi.

Kisha Ortodokse e Malit të Zi është nën nën Kishën Autoqefale të Serbisë. Ajo synon pavarësimin nga Kisha Ortodokse Serbe.

Qyteti Cetinje, dikur ka qenë kryeqendra e Malit të Zi ndërsa sot konsiderohet si kryeqyteti kulturor dhe historik i këtij vendi.

Në 30 vitet e fundit, festat fetare në atë qytet, shënohen në praninë e forcave të shumta policore, pasi përkrahësit e Kishës Ortodokse Serbe dhe asaj malazeze jo-kanonike festojnë të ndarë.