SHBA ende e pavendosur për dozën e tretë të vaksinës

exit.al 4 Shtator 2021, 11:00

Autoritetet shëndetësore të SHBA-ve kanë paralajmëruar Shtëpinë e Bardhë të ulë planin për të ofruar dozën e tretë të vaksinës duke filluar nga 20 shtatori.

Ata kërkojnë më shumë kohë për të mbledhur dhe rishikuar të dhënat e nevojshme për autorizimin e një dozë të tretë, konfirmojnë burimet për Axios.

Në gusht, Presidenti Biden tha se qeveria do të ofrojë dozën e tretë të vaksinës që nga java e 20 shtatorit të rriturve që u vaksinuan plotësisht të paktën tetë muaj më parë.

Autoritete shëndetësore, FDA dhe CDC u shprehën se mund të jenë në gjendje të përcaktojnë në javët e ardhshme nëse do të rekomandojnë dozën e tretë vetëm për ata që morën vaksinën Pfizer, raporton Times.