Macron asnjë simptomë të Covidit, lë karantinën

exit.al 24 Dhjetor 2020, 16:18

Presidenti francez Emmanuel Macron ka lënë të enjten karantinën, pasi nuk ka simptoma të Covid-19.

Zyra e shtypit të Macronit njoftoi se ai përfundoi një javë izolimi në shtëpinë presidenciale në Versajë, bazuar në protokollet shëndetësore franceze, të cilat rekomandojnë shtatë ditë karantinë.

Në 17 dhjetor, zyra e shtypit të presidentit njoftoi se Macron ishte infektuar me Covid-19.

Ai qendroi në karantinë për 7 ditë.

Shpërndaje te miqtë