"Kjo është gjë shumë e trishtë. Është një tragjedi për rininë në tërësi, në veçanti për studentët e shëndetësisë. Kjo do të thotë që ne po trajnojmë mjekë për Europën, ndërkohë që kemi numrin më të ulët të mjekëve për frymë në Europë dhe po arrijmë rekordet botërore.
Gjëja e parë që do të bëjmë ne është të stabilizojmë nivelin e shpërblimit për mjekët dhe për infermierët. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të arrijë nivelet e Kosovës: 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët."
Basha shtoi se qeveria e tij do të anullojë të gjitha koncesionet në shëndetësi dhe financimi i sistemit shëndetësor. Ai tha gjithashtu se do të reformojë të gjithë sistemin shëndetësor në mënyrë që të garantojë kushte të mira për stafin. Shpërndaje te miqtë
