"Saimir Tahiri nuk do i shpëtojë drejtësisë.
Pavarësisht mbrojtjes që i bëri dje mazhoranca, faktet që disponon prokuroria dhe partnerët do të bëjnë që të marrë përgjegjësinë penalen në përpjekjen e suksshme për ta kthyer vendin në vendin kryesor për transportin e drogave të rënda dhe lehta drejt Evropës.
Qëndrimi i qeverisë amerikane është i qartë; ata dënojnë çdo përpkje që politikanët të jenë mbi ligjin dhe jashtë ligjit dhe që imnuteti të jetë mbi ta.
Saimir Tahiri është fillimi i çmontimit të narkoshtetit. Kjo është luftë sa ka filluar dhe nuk është as e lehtë e as e shkurtër. PD do të ketë rolin e saj në këtë luftë në planin institucional duke mbështetur prokurorinë dhe gjykatat, në planin legjislativ për të zhveshur përfaqësuesit e politikës nga imuniteti dhe në planin politik që Shqipëria të çlirohet nga droga e krimi që ka depërtuar në qeveri, ekonomi, polici e çdo qelizë të shoqërisë shqiptare.
Në përpjekjet që ne po bëjmë, me BE dhe SHBA jemi krah për krah; beteja sa ka nisur dhe jemi të inkurajuar nga mbështetja që është dhënë dhe do të jepet dhe ajo kalon vetëm përmes çmontimit të narkoshtetit dhe çdo politikani që i ka shërbyer për të pasur një shqipëri të çliruar nga mafia."
Shpërndaje te miqtë
