Lulzim Basha mesazh ngushëllimi për familjarët e mjekut Mihal Kerci

exit.al 13 Dhjetor 2020, 14:40

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllime për familjen dhe miqtë e mjekut Mihal Kerci,  i cili humbi jetën për shkak të virusit Covid-19.

Basha shprehu mirënjohje dhe falenderime për mjekët që sakrifikuan jetën e tyre në luftën kundër pandemisë.

shënimin e shpërndarë në rrjetin social Facebook, Basha publikoi një kolazh të fotografive të 24 mjekëve që kanë humbur jetën për shkak të Covid-19, që nga nisja e pandemisë.

Shpërndaje te miqtë