Lulzim Basha deklaron vazhdimin e protestave kundër qeverisë

exit.al 9 Dhjetor 2015, 13:24

Sot, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se "protestat kundër qeverisë do të vazhdojnë pa pushim."

Një ditë pas protestës së opozitës, në një konferencë për shtyp, Zoti Basha tha se “vërshimi i shqiptarëve në rrugë ishte mesazh mbështetjeje për PD-në dhe qëllimin e kësaj proteste, largimin e qeverisë Rama-Meta.”

Në lidhje me deklatarën e Ambasadës Amerikane, që dënonte dhunën e ushtruar gjatë protestës, Zoti Basha u shpreh se "asnjë polic nuk u sulmua gjatë protestës."

Pyetur për prishjen e bunkerit, ai tha se nuk mund të quhet akt dhune, pasi bunkeri është ndërtuar në kundërshtim me ligjin urban.