Lulzim Basha akuzon drejtorët e policisë për trafik droge

exit.al 4 Nëntor 2015, 13:27

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha denoncoi sot përfshirjen në trafikun e drogës të dy drejtorëve të policisë, Arjanit Arapi dhe Ajet Zyberi. Ai tha se ka fakte të dokumentuara nga partnerë ndërkombëtarë, se drejtorët e policisë së Gjirokastrës dhe Korçës, janë kthyer në shërbëtore të biznesit të drogës.

Me këtë deklaratë, Zoti Basha ka akuzuar Kryeministrin Rama dhe Ministrin e Brendshëm Tahiri si  krerët e trafikut të drogës, që përdorin dhe drejtuesit e policisë në shërbimin e tyre.

Basha ka akuzuar dhe më parë Ministrin e Brendshëm për përfshirje në trafik ndërkombëtar droge, duke iu referuar sërisht si burim informacioni, partnerëve ndërkombëtarë.