"Nuk është vetëm problem i Luksemburgut, por edhe i vendeve të tjera europiane. Në Luksemburg fluksi i azilkërkuesve [shqiptarë] është problematik.
Pas liberalizimit të vizave në 2010 qëllimi kryesor i regjimit pa viza nuk është që të promovohen kërkesat e pabazuara për azil.
Të miturit dërgohen pa prindërit e tyre. Duhet të përpiqemi të mos lejojmë një gjë të tillë.”
Pak javë më parë, Franca dhe Holanda kanë shprehur idenë e rikthimit të regjimit të vizave për Shqipërinë, për shkak të numrit të lartë të azilkërkuesve shqiptarë. Edhe pse ambasadorët kanë deklaruar në mënyrë të vazhdueshme se Shqipëria është vend i sigurtë origjine dhe se azilkërkuesit shqiptarë nuk do të pranohen, numri i shqiptarëve që aplikojnë për azil vazhdon të jetë i lartë. Pavarësisht deklaratave të vazhdueshme të shteteve evropiane, Kryeministri Rama vazhdon ta mohojë si problem, rritjen e numrit të azilantëve shqiptarë. Shpërndaje te miqtë
