“Vaksina e Covid 19 është një çështje shëndeti publik me impakt madhor tek jetët e njerëzve.
Nëse s’ka trasparencë si do garantohet mbrojtja dhe shpërndarja, mbi të gjitha aksesi i barabartë për të gjithë shtresat e popullsisë.”
Reagimi i LSI-së vjen pas vendimit të qeverisë për të mbajtur sekret marrëveshjen me kompaninë Pfizer për vaksinat anti-Covid. “Marrëveshja për prodhimin dhe furnizimin, nga dhe ndërmjet Pfizer Export BV dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, për shkak të sekretit tregtar dhe kërkesës së shprehur në marrëveshje nga Pfizer Export BV nuk do të publikohet në asnjë website të institucioneve apo në Fletoren Zyrtare.”, shkruhet në Fletoren Zyrtare. Shpërndaje te miqtë
