Delegacioni i BE-së në Tiranë kritikoi miratimin e kodit zgjedhor pa dakordësi

exit.al 5 Tetor 2020, 20:30

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë i bënë thirrje partive politike të vazhdojnë dialogun politik. Në një postim në Twitter, të hënën, Delegacioni i BE-së kritikoi miratimin e kodit të ri zgjedhor pa dakordësinë e opozitës. Më poshtë postimi i plotë:

"Ne mbajtëm shënim ndryshimet e mëtejshme të miratuar në Kuvend mbi Kodin Zgjedhor.

Ne kujtojmë se këto janë të palidhura me zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR mbi reformën zgjedhore sipas përfundimeve të Këshillit në mars.

Ne shprehim keqardhjen për mos arrtijen e kompromisit në Këshillin Politik përpara se ndryshimet të votohen në Kuvend.

Pavarësisht rezultateve pozitive të marrëveshjes së OSBE/ODIHR rekomandimet e arritura më 5 qershor 2020, dialogu politik në vend ka nevojë të përmirësohet.

Ne inkurajojmë të gjitha palët të përqendrohen në zbatimin e reformës së nevojshme për vendin e tyre përpara rrugës së integrimit në BE, përfshirë edhe reformat e parashikuara në marrëveshjen e 5 qershorit.

Kjo do të fusë standarte të larta të integritetit dhe transparencës në procesin zgjedhor, i cili është kyç për të ardhmen politike të vendit".