LSI akuzon Ramën për vrasjen e Klodian Rashën dhe e quan bashkëpunëtor në krim

exit.al 15 Dhjetor 2020, 14:40

Lëvizja Socialiste për Integrim e ka cilësuar kryeministrin Rama si bashkëpunëtor në vrajsen  e Klodian Rashës.

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili tha të martën se kryeministrin Rama po “merr përsipër të bëjë alibi të turpshme për të mbuluar krimin shtetëror” në vrasjen e Klodian Rashës.

“Përballë krimit shtetëror të qartë dhe pa ekuivok, Kryeministri mori përsipër që të bënte alibinë më të turpshme të këtij krimi shtetëror dhe të bënte mbrojtjen e sjelljes kriminale, e cila ndodhet në sytë e të gjithë qytetarëve shqiptarë”, tha Vasili në një deklaratë.

Sipas Vasilit shqiptarët prisnin që Ardi Veliu të shkarkohej dhe të përballej me drejtësinë.

Shpërndaje te miqtë