Covid-19 mbyll kopshtin në Elbasan

exit.al 15 Dhjetor 2020, 14:23

Një kopësht në Elbasan është mbyllur si pasojë e koronavirusit. Sipas të dhënave në këtë kopësht janë infektuar një edukatore dhe një sanitare.

Ndërkohë po do të testohen dhe anëtarët e tjerë të stafit të cilët kanë patur kontakt me të infektuarat.

Elbasani raporton 965 raste aktive. Të martën, ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi se në spitalin rajonal të Elbasanit janë tre pavione dhe 81 shtretër që presin pacientë Covid-19.

 

Shpërndaje te miqtë