Lleshaj: Qeveria, maksimumin për të ndaluar paratë e drogës në fushatë elektorale

exit.al 18 Nëntor 2020, 16:58

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi se qeveria po bën maksimumin që paratë e drogës të mos përdoren nga organizatat kriminale gjatë fushatës zgjedhore në 2021.

Në një takim me drejtuesit e policisë në Shkodër, Lleshaj pohoi se këtë vit janë sekuestruar sasi më të mëdha droge sesa vitin e kaluar si dhe droga e kapur nga autoritetet italiane është shumë më pak se më përpara.

Shpërndaje te miqtë