Lleshaj përgjegjës për emërimin në shkelje me ligjin të Gjovalin Lokës

exit.al 1 Shtator 2020, 13:54

Sandër Lleshaj, ministër i Brendshëm deklaroi se është përgjegjësi i vetëm për emërimin e zëvëndesdrejtorit të Policisë së Shtetit Gjovalin Loka dhe Artan Shkëmbi.

"Mbaj përgjegjësi për emërimin e tij. Opozitës nuk i jap përgjigje se janë aludime të pambështetura dhe të pabaza”, ju përgjigjë Lleshaj pyetjes për akuzat e opozitës ndaj Gjovalin Lokës.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit për vetingun në Polici e konfirmoi në detyrë Gjovalin Loka, pavarësisht se zbuloi se ai kishte fshehur të shkuarën e tij gjatë kohës së komunizmit, vendosi ta konfirmojë në detyrë.

Gjatë hetimit KJV rezultoi se Gjovalin Loka, drejtor në Policinë e Shtetit, ka qenë operativ i sigurimit të shtetit gjatë diktaturës komuniste, fakt të cilin e ka fshehur.

Emërimi i Lokës në shkelje me ligjin u kritikua nga PD.

Shpërndaje te miqtë