BE kritikon Hungarinë për mbylljen e kufirit

exit.al 1 Shtator 2020, 19:50

Bashkimi Evropian kritikoi Hungarinë për mbylljen e kufirin duke e konsideruar si një politikë diskriminuese.

BE pohoi se do të propozojë një paketë rregullash të përbashkëta në lidhje me kufizimet e udhëtimit.

“Çdo masë që nuk përputhet me parimet themelore të ligjit të BE-së, natyrisht duhet të tërhiqet menjëherë.Ne do të flasim me zyrtarët hungarezë së shpejti për të kërkuar më shumë informacione", u shoreh Komisioneri për Drejtësinë i BE-së, Didier Reynders.

Hungaria mbylli kufijtë me 1 shtator, për të ndaluar një valë të dytë infeksioni. Qytetarët e huaj nuk do të lejohen të hyjnë në Hungari, lajmëroi qeveria hungareze, ditët e premte, duke ju rikthyer politikës së fillimit.

Vendimi erdhi pas rritjes së numrave të të infektuarve.

Shpërndaje te miqtë