Lleshaj: Lokalet burim infeksioni, duhet të parandalojmë mbingarkimin e spitaleve

exit.al 23 Korrik 2020, 13:10

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i kujtoi qytetarëve dhe pronarëve të lokaleve të zbatojnë kufizimet e vendosura nga qeveria pasi situata e koronavirusit në vend është përkeqësuar.

Gjatë një kontrolli në terren me drejtorin e policisë Ardi Veliu, Lleshaj tha se ‘lokalet mbeten një burim risku dhe kërkesa për të evituar grumbullimet e mëdha mbetet aktuale.’

E njëjta thirrje, tha Lleshaj, vlen dhe për pishinat, plazhet dhe vendet e tjera të grubullimeve.

Ministri u shpreh se e gjithë kjo sakrificë bëhet për të parandaluar ‘valën e madhe të infektimeve dhe për të ndërtuar një digë përballë spitaleve, në mënyrë që mos të mbingarkojmë tej mundësive spitalet.’

Shpërndaje te miqtë