Haradinaj i pakënaqur me Hotin, paralajmëron prishjen e koalicionit qeveritar

exit.al 23 Korrik 2020, 12:09

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka paralajmëruar prishjen e koalicionit qeverisës me LDK-në nëse kryeministri Hoti vazhdon të shmangë ministrin e Drejtësisë nga bisedimet Kosovë-Serbi. Gjatë një interviste në emisionin Rubikon, Haradinaj u shpreh:

“Nëse vazhdon kështu kryeministri Hoti, unë nuk e mbështes në qeveri. Ja kam thënë zyrtarisht. I kam dërguar edhe shkresë ku i kemi bërë vërejtjet.”

Haradinaj tha se Hoti ‘nuk ka pasur pse të merrte shefen e tij të kabinetit përballë takimit me Vuçiçin’ kur mund të kishte marrë ministrin e Drejtësisë Selim Selimin. Ministri i Drejtësisë është emëruar pjesë e partisë së Haradinajt. Shpërndaje te miqtë