“Unë ju sfidoj juve që nxini, në qoftë se ai mjet s’ka kushtuar 49 mijë euro, unë jap dorëheqjen këtu.”
Lleshaj i tha deputetit se nëse ai ka dyshime, duhe t’i drejtohet gjykatës:“Në qoftë se ju keni një problem me Ministrin e Brendshëm, duhet të shkoni ju në gjykatë.”
Lleshaj ka sqaruar dhe më parë se makina që ai përdor ka vlerë të përafërt me ‘me vlerën e automjeteve të reja të vëna në përdorim të Policisë së Shtetit, në Tiranë dhe në të gjitha qarqet e vendit gjatë këtij viti, si pjesë e programit të modernizimit të saj.’ Ndërsa makina e tij personale është një makinë e thjeshtë, të cilën ai e përdor prej 10 vitesh. Shpërndaje te miqtë
