“Që nga fillimi i muajit tetor 2020, janë publikuar 2 ekstrakte të listave zgjedhore, të cilat janë afishuar në të gjitha bashkitë si dhe janë të aksesueshme tek portali e-Albania.
Asnjë ankesë konkrete për "lëvizje nga qendrat e votimit" nuk është provuar deri tani. Dhe kështu do të vijohet deri në fund. Asnjë mundësi nuk ekziston që dikush të luajë me listat e zgjedhësve. “
Partia Demokratike ka akuzuar më herët ministrin Lleshaj për ndryshimin e adresës së qytetarëve pa dijeni e tyre. Ajo kallëzoi në SPAK Lleshajn dhe drejtorin e Gjendjes Civile Doracaj. Shpërndaje te miqtë
