Lindin trinjakë në Tiranë

exit.al 10 Shtator 2020, 19:39

Në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, një grua nga Peshkopia lindi trinjakë, ditën e enjte (10 shtator). Lajmin e dha në një postim në Facebook, Ministrja Manastirliu. Ministrja lajmin e shoqëroi edhe me të dhenat e fëmijëve që kanë përfituar bonusin e bebes.

“22,703 të porsalindur kanë përfituar nga Janari bonusin e bebes, me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë”, shkruan Manastirliu.

Shpërndaje te miqtë