Meksika do të blejë 32 milionë doza të vaksinës ruse

exit.al 10 Shtator 2020, 19:18

Meksika ka firmosur një marërveshje për blerjen e 32 milionë doza vaksine ruse, me qëllim vaksinimin e popullsisë në nentor, raporton The Guardians. Kjo është vaksina e parë e miratuar në botë, dhe është përdorur në Rusi që prej gushtit. Ajo u prit me dyshim nga ekspertët sepse ende nuk ka përfunduar fazat e testimit. Sipas agjensisë së lajmeve ruse Tass, shpërndarja do të nsië në nentor 2020 pas miratimit nga autoriteti rregullator i Meksikës. Kirill Dmitriev, drejtuesi i Fondit të Investimeve Direkt citohet si:

“Ne kemi rënë dakord për të shpërndarë vaksinën në Meksikë, dhe kjo do të ndihmojë 25 % të popullsisë të kenë akses në vaksinë”.

Meksika ka marrë tashmë 2 000 doza të vaksinës ruse në gusht, për testim. Shpërndaje te miqtë