Lihet në 'arrest shtëpie' këngëtari Aleksandër Gjoka

exit.al 23 Maj 2021, 13:49

Gjykata e Tiranës ka vendosur sot të lërë në "arrest shtëpie" këngëtarin e njohur Aleksandër Gjoka pasi u përfshi në një aksident duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Gjoka doli nga rruga me automjetin e tij në orët e para të mëngjesit të së shtunës në zonën e Farkës.

Ai u shoqërua nga policia pasi u zbulua se po drejtonte makinën i dehur.

Këngëtari ndodhet në spitalin e Traumës për shkak të dëmeve të lehta që mori nga aksidenti.

Dy vite më parë Gjoka është arrestuar për të njejtën arsye por më pas u la i lirë.