- Lejimi i importit të mbetjeve në këtë pikë ka të ngjarë të dëmtojë ambiciet e Shqipërisë per anëtaresimin në BE pasi do ta bëjë më të vështirë që ajo të përmbushë kriteret kryesore të “Luftës kundër Korrupsionit” dhe “Luftës kundër Krimit të Organizuar”, si dhe Standardet e BE-së për mjedisin dhe shëndetin publik.
- Shumë vendimmarrje, sipas projektligjit, janë të përqendruara në duart e Ministrit të Mjedisit dhe të Financave (vendimet për licencimin, monitorimin, autorizimet e kontrolleve, aktet nënligjore, etj.).
- Skaneri në portin e Durrësit nuk mund të zbulojë lidhjet shumë helmuese, komponimet kimike, drogat ose azbestet, por vetëm eksplozivë dhe mbetjet bërthamore.
- Rreziqe shtesë lindin nëse stafi në doganë është i prirur ndaj korrupsionit, pasi ka shumë mundësi për të kalaur importet ilegale dhe për të manipuluar sistemin e kontrollit doganor, p.sh. duke manipuluar dokumentet e ngarkesës, duke keqinterpretuar me qëllim ose duke neglizhuar praninë e objekteve të dyshimta në vlerësimin e imazheve të skanerit, ose duke manipuluar të dhënat e imazhit të skanerit.
- Importet ilegale të mbetjeve të rrezikshme do të kenë pasoja të rënda për mjedisin, shëndetin publik dhe për ekonominë (bujqësia, turizmi) dhe mund të ngarkojë buxhetin kombëtar me kosto të larta të pastrimit dhe rehabilitimit.
- Ndëshkimet që parashikohen në projektligj janë shumë të ulëta për të dekurajuar në mënyrë efektive krimin e organizuar.
- Formulimi i fjalive në projektligj shpesh është tepër i paspecifikuar (p.sh. është e nevojshme të përcaktohet "Lista e Gjelbër" si "Lista e Gjelbër e BE-së" apo bëhet fjalë për diçka tjetër?).
- Projektligji mund të dobësojë përpjekjet kombëtare për riciklim, pasi nuk përmban stimuj për riciklimin kombëtar.
Ky studim i është vënë në dispozicion Citizens Channel dhe të plotë mund ta lexoni këtu. Shpërndaje te miqtë
