“Elita vendase ka mundur të mbajë në duar pushtetit që u mundëson atyre të shfrytëzojnë burimet e Kosovës për përfitime të tyre, ndërsa aktorët e jashtëm e përdorin Kosovën si një objekt skenik në makinacionet gjeopolitike përkatëse, duke e paraqitur "suksesin" e tyre si dëshmi të fuqisë së tyre.
Për shumicën e qytetarëve të Kosovës, toka e premtuar e pavarësisë ka sjellë njëfarë zhgënjimi duke pasur parasysh korrupsionin e vazhdueshëm, papunësinë e lartë, kufizimet e vizave dhe dështimin e vendit për t'u bashkuar me organizatat kryesore ndërkombëtare. Megjithatë, koalicioni vendas / i jashtëm ka një sërë kriteresh të ndryshme për vlerësimin e suksesit. Ata janë të përqendruar në ruajtjen e stabilitetit në Kosovë - të konceptuar ngushtë si mungesa e konflikteve ndëretnike dhe / ose trazirave popullore - në mënyrë që të lehtësojnë kapjen e burimeve të shtetit dhe përhapjen e një Kosove imagjinare për konsum të jashtëm.”
Në linja të gjera, e njëjta gjë vlen edhe për Shqipërinë. Megjithëse në Shqipëri ndikimi i ndërkombëtarëve është më pak i drejtpërdrejtë në kuptimin që sovraniteti i Shqipërisë duket të jetë i paprekur të paktën në letër, si Ambasada e BE-së dhe ajo e SHBA-së kanë fuqi të konsiderueshme mbi politikanët shqiptarë, edhe pse në të njëjtën kohë ato shpesh janë lojtarë në një lojë që nuk arrijnë të kuptojnë plotësisht. "Progresi" i vazhdueshëm i Shqipërisë në rrugën e hyrjes në BE është shumë më pak dëshmi e "suksesit" të vlerave perëndimore se sa dëshira e disa burokratëve ndërkombëtarë që ta shtojnë këtë përparim si një rresht për rezymenë e tyre. Edhe pse shqiptarët nuk janë të kufizuar për të vizituar vendet e zonës Shengen, si shqiptarët në Kosovë, korrupsioni i vazhdueshëm dhe papunësia e lartë kanë çuar në një eksod të vazhdueshëm të shqiptarëve drejt BE-së, duke u bërë një nga grupet më të mëdha të emigrantëve të paligjshëm dhe azilkërkuesve. Për më tepër, koalicioni midis elitës shqiptare dhe ndërkombëtare ekziston për të njëjtat arsye: kapja e shtetit dhe portretizimi i suksesshëm i një shteti që në të ardhmen do të anëtarësohet në BE, pa marrë përsipër në të vërtetë për asgjë. Arsyeja pse ky koalicion në Kosovë është angazhuar për formimin e Dhomave Speciale dhe Prokurorisë Specialie për Kosovën, në radhë të parë, thotë Hehir, "nuk ishte aq shumë për të lehtësuar ushtrimin e drejtësisë, por për tu parë që këtë gjë po e bëjmë " E njëjta gjë mund të thuhet dhe për reformën gjyqësore shqiptare, e cila si në Kosovë, është rezultat i një koalicioni vendas / ndërkombëtar që përpiqet të shihet se po reformon sistemin gjyqësor, pa e bërë realisht atë. Siç tregoi dhe zgjedhja antikushtetuese e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, as ndërkombëtarët, as elita e brendshme nuk janë të interesuara të mbështesin legjislacionin e miratuar nën reformën gjyqësore. E vetmja gjë që ata dëshirojnë është "pak" gjyqtarë dhe prokurorë të filtruar nga procesi i verifikimit që të vazhdojnë të punojnë si zakonisht - duke nxjerrë fitime të mëdha nga një popullsi e varfër. Se përse situata e tanishme politike në Kosovë ofron një paralele kaq interesante, është se ajo tregon atë që ndodh kur ndërkombëtarët nuk arrijnë të mbajnë premtimin e tyre:“Duke shpjeguar kundërshtimin e tij të fundit për Gjykatën, Thaçi deklaroi se mbështeti themelimin e Gjykatës, sepse "na është premtuar se mund të aplikojmë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, që liberalizimi i vizave do të ndodhë së shpejti, do të kemi mbështetje masive në anëtarësimin në UNESCO, dhe do të lejohemi të krijojmë Ushtrinë e Kosovës shumë shpejt dhe të kemi njohje të reja. "Duke pasur parasysh se 'komuniteti ndërkombëtar nuk ka përmbushur asnjë nga premtimet', natyrisht, mbështetja e Thaçit është pakësuar (bashkësia ndërkombëtare ka hedhur poshtë pretendimet se Gjykata ishte një kompromis).
Kështu, në mes të krizës së tanishme, motivimi pas themelimit të Gjykatës është ende i hapur. Për Perëndimin, pastrami i imazhit ndërkomëbtar të Kosovës nga gjykata do t’I lejonte ndërkombëtareve të shpalleshin edhe njëherë si shembull I dashamirësisë, fuqisë dhe efikasitetit perëndimor; prandaj kërcënimet gjithnjë e më të rënda që po lëshohen tani nga Shtetet e Bashkuara dhe BE. Elita e fuqishme u pajtua me krijimin e Gjykatës si një mjet për të siguruar patronazhin e vazhdueshëm të sponsorëve të tyre të huaj dhe grupin e "premtimeve" fitimprurëse të bëra. Arritja e drejtësisë për viktimat ishte një motiv dytësor.”
Reforma gjyqësore në Shqipëri rrezikohet pikërisht nga e njëjta çëshje. Pse do të ishte kryeministri Edi Rama i interesuar për emërimin e një Byroje Kombëtare të Hetimeve dhe Prokurorit Special me një pavarësi të gjerë nëse nuk do të marrë hapjen e negociatave me BE? Pse qeveria do të vazhdojë të financojë komisionin e verifikimit nëse ato demaskojnë besnikë të tillë si Saimir Tahiri në mënyrë të dëmshme? Pse do të nguteshin me emërimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kur ata tani kanë një Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm me një mandat të pacaktuar në detyrë në xhepin e tyre? Për ndërkombëtarët dhe qeverinë Rama, përmirësimi dhe rritja e pavarësisë së sistemit gjyqësor shqiptar ishte, ashtu si në Kosovë, një "motiv dytësor". Dhe nëse në muajt e ardhshëm Këshilli i Ministrave i BE vendos të mos hapë negociatat e pranimit me Shqipërinë, Rama ka patur mjaftueshëm kohë që ta zvarrisë zbatimin e reformës gjyqësore dhe formimin e institucioneve të saj kyçe aq për t'iu përshtatur plotësisht dëshirave të tij. Strategjia e Ramës është e thjeshtë: të bëhen përparime të mjaftueshme për t’i bërë përshtypje ndërkombëtarëve, por jo të mjaftueshme për të kërcënuar fuqinë e tij. Rama ende mund të tërheqë prizën në çdo kohë dhe zhvillimet në Kosovë duhet të jenë një paralajmërim për çdo ndërkombëtar në Shqipëri, i cili mendon se reforma gjyqësore mund të jetë vetëm hap përpara. Shpërndaje te miqtë
