Lideri opozitës ruse, Navalny del nga koma

exit.al 7 Shtator 2020, 17:10

Alexei Navalny, lideri i opozitës ruse doli nga koma, njoftoi spitali i Berlinit Charite.

Sidoqoftë, pavarësisht se shëndeti i tij u përmirësua, “ende nuk dihet efektet afatgjata të helmimit të rëndë”.

Navalny u dërgua në Berlin më 22 gusht pasi u helmua kur po udhëtonte nga Siberia për në Moskë.

Kancelarja Merkel dhe NATO e quajtën helmimin e tij me agjentin nervor “tentativë për varsje”, dhe i kërkuan Rusisë të hetonte përgjegjësit.

Shpërndaje te miqtë