Kosovë, 85 të infektuar të rinj dhe 5 viktima

exit.al 7 Shtator 2020, 17:03

Në Kosovë u regjistruan të hënën 5 të vdekur dhe 85 raste të reja me COVID-19, njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Ndërsa u shëruan 92 pacientë, duke e cuar në 10,643 numrin në total.

Numri i rasteve aktive është 2,993 persona. Në total, Kosova raporton 14,204 të infektuar dhe 568 viktima.

Shpërndaje te miqtë